Njoftime Pune ne Tirane, Profesioni Multimedia Producer , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje.
15/07/2026
19:07
| Pagesa | Me Marreveshje |
|---|---|
| Social Media Manager | Multimedia Producer, Eksperienca: Me eksperience 👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem |
| Arsim Minimal | Baze |
| Mosha afershisht | E Pa Percaktuar |
| Qyteti - Zona | Tirane - Komuna e parisit/Kristal Center |
| Adresa | Komuna e Parisit, Tirane, Shqiperia |
|
PostID: 608708
Lexime:83 |
Data: 15/07/2026
Ora: 19:07
|
DETYRA:
Të prodhojë dhe zhvillojë përmbajtjen multimediale të ekosistemit tone në të gjitha platformat digjitale.
Përgjegjësitë kryesore
-Xhirimi i përmbajtjes së përditshme (video dhe foto).
-Dokumentimi i takimeve, pronave, eventeve dhe aktivitetit profesional.
-Prodhimi i materialeve "behind the scenes", përfshirë prapaskenat e podcastit.
-Realizimi i videove të shkurtra për Instagram, TikTok, Facebook, LinkedIn dhe YouTube Shorts.
-Montazhi dhe optimizimi i videove për secilën platformë.
-Realizimi i videove prezantuese të pronave dhe projekteve.
-Krijimi i vlogjeve dhe videove edukative mbi real estate.
-Bashkëpunimi në ndërtimin e formateve të reja të përmbajtjes.
-Organizimi dhe arkivimi profesional i të gjithë materialit video dhe fotografik.
-Ndjekja e kalendarit editorial dhe respektimi i afateve.
-Propozimi i ideve kreative për përmbajtje dhe mënyra të reja rrëfimi.
Kërkojmë një profesionist që:
-Zotëron shumë mirë xhirimin dhe montazhin.
-Ka sy estetik dhe ndjenjë për storytelling.
-Është kreativ, i organizuar dhe i gatshëm të mësojë vazhdimisht.
-Punon mirë në ekip dhe merr iniciativë.
-Ka pasion për krijimin e përmbajtjes me cilësi të lartë.
MISIONI:
Ne nuk po kërkojmë dikë që thjeshtë di të përdorë kamerën, por një kandiat që dëshiron të ndërtojë, sëbashku me ne, një media moderne rreth industrisë së pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
📩 CV-ja dhe portofoli janë mënyra më e mirë për të nisur bisedën.
Afati i fundit i aplikimit: 13/09/2026 14:08