Njoftime Pune ne Himare, Profesioni Kujdestare Femijesh , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje.

Njoftime Pune 8338 Njoftime
15/07/2026
18:37
Share Save
Pagesa Me Marreveshje
Kujdesi ndaj femijeve-dado Kujdestare Femijesh, Eksperienca: Me eksperience
Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsim Minimal Baze
Mosha afershisht 20-30 Vjece
Qyteti - Zona Himare - Potam
Adresa Potam Qarku i Vlores, Shqiperia
PostID: 603585
Lexime:4559
Data: 15/07/2026 Ora: 18:37
Nje familje qe do te qendroje ne Himare gjate sezonit veror kerkon te punesoje Kujdestare Femijesh te perkushtuar, te dashur me femijet dhe te pergjegjshme per periudhen 10 Korrik – 10 Shtator.

Nese keni eksperience ne kujdesin ndaj femijeve dhe kerkoni nje mundesi pune sezonale ne bregdet me akomodim dhe ushqim te perfshire, ju ftojme te aplikoni.

📌 Pozicioni: Kujdestare Femijesh

📅 Periudha e punes: 10 Korrik – 10 Shtator

💰 Paga Mujore: 900 Euro

👨‍👩‍👧‍👦 Rreth Familjes
Jemi nje familje qe vijme ne Himare per pune sezonale dhe kerkojme nje kujdestare me kohe te plote per 3 femijet tane:
👦 Djali 6 vjec
👦 Djali 4 vjec
👶 Vajza 8 muajshe

Kujdestarja do te jete gjithmone bashke me nene e femijeve dhe do te funksiononi si nje ekip ne kujdesin ndaj femijeve. Kur nena  te kujdeset per vajzen e vogel, ju do te merreni kryesisht me argetimin dhe kujdesin e dy djemve me te medhenj.

🕒 Programi i Dites

🏖️ Paradite:
Plazh, lojera dhe aktivitete argetuese me femijet.

😴 Dreka:
Pushim dhe gjume per femijet.

🌅 Pasdite:
Shetitje, aktivitete ne natyre ose plazh.

🛁 Mbremje:
Larja, ushqimi dhe pergatitja e femijeve per gjume.

✅ Detyrat Kryesore
✔️ Kujdesi dhe mbikeqyrja e femijeve gjate dites.
✔️ Organizimi i aktiviteteve argetuese dhe edukative.
✔️ Sigurimi i mireqenies dhe sigurise se femijeve.
✔️ Ndihma ne rutinen e perditshme te femijeve.
✔️ Ruajtja e nje ambienti te qete dhe te organizuar.
✔️ Bashkepunimi i vazhdueshem me prinderit sipas nevojave te femijeve.

🎯 Kerkesat
✔️ Eksperience e meparshme ne kujdesin ndaj femijeve.
✔️ Mosha 20 – 50 vjece.
✔️ Njohuri te gjuhes Angleze ose Greke e domosdoshme, pasi nena e femijeve eshte greke.
✔️ Te jete person i dashur me femijet, pozitiv dhe i duruar.
✔️ Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi.
✔️ Sjellje korrekte dhe profesionale.
✔️ Pergjegjshmeri dhe perkushtim ne pune.

🎁 Cfare Ofrohet
⭐ Page mujore 900 Euro.
⭐ Akomodim i perfshire (do te rrini ne  te njejtin vend ku qendron edhe nena ime, e cila merret me menaxhimin e dhomave te hotelit tone)
⭐ Ushqim i perfshire  (çfare do te haje familja jone, do te hani edhe ju).
⭐ Ambient familjar dhe mikprites.
⭐ Mundesi bashkepunimi gjate gjithe sezonit veror.
⭐ Kushte shume te mira pune.
⭐ Eksperience pune ne nje nga zonat me te bukura bregdetare te Shqiperise.

📍 Adresa: Potam, Himare, Vlore

📞 Kontakti per te aplikuar ne Tel/WhatsApp!

🌊✨ Nese mendoni se jeni personi i duhur per kete pozicion, kontaktoni tani dhe behuni pjese e familjes sone per sezonin veror ne Himare!

Ndaje