Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 2+1, Mobilimi E mobiluar, Pagesa 140,000 Euro.
24/04/2026
12:38
| Pagesa | 140,000 Euro |
|---|---|
| Mobilimi | 2+1, E mobiluar |
| Siperfaqa | 100 m² |
| Kati | Kati 2, Ashensor 1 |
| Ambienti | Apartament |
| Distanca | 3.93 km nga qendra |
| Deal? | Po pranojme agjensi |
| Vleresim i sistemit ne qera | 515 Euro |
| Qyteti - Zona | Tirane - Fresku/Linze/Shkoze |
| Adresa | Rruga Muhamed Deliu Dajt,Shqiperia |
|
PostID: 593863
Lexime:11 |
Data: 24/04/2026
Ora: 12:38
|
Shitet apartament komod dhe funksional në zonën e qetë të Linzës, shumë pranë Kompleksi Platea. Apartamenti ka një organizim shumë të rregullt me planimetri të mirëstrukturuar: 1 korridor shpërndarës, 1 dhomë ndenje së bashku me kënd gatimi, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe 2 ballkone me dalje nga dhomat e gjumit.
Ndodhet në katin e parë banim të një pallati të ndërtuar në vitin 2015, me orientim Juglindje–Perëndim, çka mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapur. Apartamenti shitet i mobiluar, i pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket, përfshirë lavastovilje dhe pajisje të tjera cilësore, gati për banim të menjëhershëm.
Gjithashtu, prona disponon një depo të veçuar me sipërfaqe 7 m², ideale për magazinim shtesë dhe organizim maksimal të hapësirës.
Zona ofron qetësi, ajër të pastër dhe akses të lehtë me qytetin, duke e bërë një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim.