Job Offers in Tirana, Profession Estetiste Thonjsh , With experience, Payment By Agreement.

Job Offers 8465 Announcements
04/08/2026
21:22
Share Save
Payment By Agreement
Esthetician Estetiste Thonjsh, Work Experience: With experience
👷 Full-Time Job/Internal Full Time
Education Baze
Age E Pa Percaktuar
City - Zone Tirana - Fresku/Linze
Address Rruga e Thesarit,Fresk,Tirane
PostID: 608944
Reads:465
Data: 04/08/2026 Ora: 21:22
 Alida K Hair and Make Up po zgjeron familjen e saj dhe po kërkon një estetiste thonjsh të përkushtuar, e cila dëshiron të ndërtojë një karrierë të suksesshme në një nga zonat më dinamike të kryeqytetit. Tek ne, çdo detaj ka rëndësi dhe çdo punë e realizuar me pasion vlerësohet maksimalisht.

📋 Çfarë kërkohet nga kandidatja.
Përvojë paraprake në realizimin e shërbimeve të thonjve, duke përfshirë manikyrin, pedikyrin, thonjtë me xhel dhe dizajnet e ndryshme.
Kujdes maksimal ndaj pastërtisë, sterilizimit të veglave dhe higjienës në vendin e punës.
Aftësi të mira komunikimi, mirësjellje dhe etikë profesionale me klientët tanë.
Korrektësi me oraret, seriozitet dhe dëshirë për të punuar në mënyrë të organizuar.

💼 Çfarë ofrohet për ju.
Pagë mjaft e kënaqshme dhe mjaft motivuese, e cila rritet në përputhje me përkushtimin tënd.
Kushte shumë të mira pune me pajisje bashkëkohore dhe materiale cilësore.
Atmosferë e qetë, pa stres dhe me një staf që të mbështet në çdo hap.

✨ Pse të bëheni pjesë e skuadrës sonë?
Ne besojmë se një staf i lumtur dhe i motivuar është çelësi i suksesit për çdo biznes. 
Duke u bërë pjesë e salonit tonë, ti nuk do të kesh thjesht një vend pune, por do të gjesh:
Një mjedis shumë mikpritës, ku mbizotëron bashkëpunimi dhe fryma pozitive e grupit.
Mundësi reale për të treguar talentin tënd përpara një klientele të përzgjedhur dhe besnike.
Mbështetje të vazhdueshme për t'u rritur profesionalisht në fushën e estetikës.


📍 Vendndodhja: Rruga e Thesarit, Fresk,Tirane. 
📞Per te aplikuar kontakto ne telefonose ne whats app. 

Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një skuadre që po rritet dita-ditës, na kontakto menjëherë. 

Share