Job Offers in Tirana, Profession Asistente/Content Creator , With experience, Payment By Agreement.
24/07/2026
11:46
| Payment | By Agreement |
|---|---|
| Assistant | Asistente/Content Creator, Work Experience: With experience 👷 Full-Time Job/Internal Full Time |
| Education | Baze |
| Age | E Pa Percaktuar |
| City - Zone | Tirana - Liqeni i thate/Kopshti botanik |
| Address | Liqeni i Thate, Farke, Shqiperia |
|
PostID: 610112
Reads:42 |
Data: 24/07/2026
Ora: 11:46
|
Një showroom prestigjioz në fushën e modës është në kërkim të një vajze energjike, kreative dhe të organizuar për t'iu bashkuar ekipit në një pozicion të kombinuar si Asistente & Content Creator. Nëse ke eksperiencë dhe pasion për modën, rrjetet sociale dhe krijimin e përmbajtjes, kjo është mundësia ideale për ty.
📌 Pozicioni vakant:
Asistente/Content Creator
📍 Vendndodhja:
Liqeni i Thatë, Tiranë
Detyrat kryesore:
• Asistimi në organizimin e aktiviteteve të përditshme të showroom-it.
• Krijimi i përmbajtjes foto dhe video për rrjetet sociale.
• Fotografimi dhe filmimi i produkteve, kryesisht fustaneve dhe koleksioneve të reja.
• Editimi bazë i materialeve vizuale për publikim.
• Menaxhimi i publikimeve dhe bashkëpunimi me ekipin për promovimin e produkteve.
• Mbajtja e ambientit të punës të organizuar dhe ofrimi i asistencës ndaj klientëve kur është e nevojshme.
Kriteret:
• Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm.
• Aftësi në krijimin e përmbajtjes foto dhe video për rrjetet sociale.
• Njohuri në përdorimin e aplikacioneve për editim përbëjnë avantazh.
• Kreativitet, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
Ne ofrojmë:
• Pagë të kënaqshme.
• Ambient pune modern dhe prestigjioz.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
• Bashkëpunim afatgjatë me një ekip dinamik.
📞 Për të aplikuar ose për më shumë informacion, kontaktoni në numrin e telefonit.