Job Offers in Tirana, Profession Marketing & PR Specialist , With experience, Payment 70,000 Leke.
10/11/2026
23:15
Future Home Albania po kërkon të zgjerojë ekipin e saj në Zyrën Qendrore në Tiranë me një profesionist/e të motivuar për pozicionin Marketing & PR Specialist. Kjo është një mundësi shumë e mirë për persona që kanë pasion për marketingun, komunikimin, marrëdhëniet me publikun dhe ndërtimin e imazhit të një brand-i. Nëse keni eksperiencë në fushën e marketingut, mendësi kreative, aftësi të mira organizative dhe dëshironi të kontribuoni në zhvillimin dhe promovimin e një marke me shtrirje kombëtare, ju ftojmë të bëheni pjesë e Future Home Albania.
🛠️ PËRGJEGJËSITË:
📊 Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut në nivel qendror.
📢 Menaxhimi dhe koordinimi i aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun (PR).
🏢 Zhvillimi dhe promovimi i imazhit dhe identitetit të brand-it Future Home.
🎯 Planifikimi dhe realizimi i fushatave promocionale dhe marketingut.
📱 Kontribut në krijimin dhe zhvillimin e komunikimit të brand-it në kanale të ndryshme.
🤝 Bashkëpunimi me zyrat e Future Home në të gjithë Shqipërinë për koordinimin e aktiviteteve të marketingut.
📈 Ndjekja e rezultateve të aktiviteteve promocionale dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillim.
🔎 KËRKESAT:
💼 Eksperiencë e mëparshme në marketing, PR ose fusha të ngjashme.
🧠 Njohuri mbi strategjitë e marketingut dhe komunikimin e brand-it.
✍️ Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
🎨 Kreativitet dhe aftësi për të zhvilluar ide dhe koncepte promocionale.
📋 Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të disa detyrave njëkohësisht.
🇬🇧 Njohja e gjuhës angleze.
🤝 Aftësi për bashkëpunim dhe koordinim me ekipe të ndryshme.
📁 Portfolio me punë të mëparshme përbën avantazh.
🌟 ÇFARË OFROJMË?
💰 Pagë mujore konkurruese.
🏢 Ambient profesional në Zyrën Qendrore të Future Home Albania.
📈 Mundësi zhvillimi profesional në fushën e marketingut dhe PR-it.
🤝 Bashkëpunim me një ekip dhe rrjet zyrash në nivel kombëtar.
🚀 Mundësi për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e një brand-i kombëtar.
💼 Pozicion pune me kohë të plotë dhe mundësi bashkëpunimi afatgjatë.
⏰ ORARI I PUNËS: Full-time.
📍 VENDNDODHJA: Zyra Qendrore Future Home Albania, Tiranë.
📩 SI TË APLIKONI?
📄 Dërgoni CV-në tuaj dhe, nëse dispononi, edhe portofolin e punëve të mëparshme.