Job Offers in Durres, Profession Koordinator/e Shitjesh , With experience, Payment By Agreement.
26/11/2026
13:56
| Payment | By Agreement |
|---|---|
| Koordinator/e Shitjesh, Work Experience: With experience 👷 Full-Time Job/Internal Full Time |
|
| Education | Baze |
| Age | E Pa Percaktuar |
| City - Zone | Durres - Qender |
| Address | Durres, Shqiperia |
|
PostID: 632248
Reads:95 |
Data: 26/11/2026
Ora: 13:56
|
Kantina Skënderbeu, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kërkon të punësojë një Koordinator/e Shitjesh, me aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe komunikimi. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për monitorimin e shitjeve, analizimin e rezultateve, përcaktimin e objektivave dhe koordinimin e ekipit të agjentëve. Nëse keni eksperiencë në shitje, njohuri financiare dhe analitike, kjo është një mundësi e mirë për zhvillim profesional dhe karrierë në një kompani të konsoliduar.
🛠️ DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
📈 Monitorimi dhe ndjekja e shitjeve ditore.
📑 Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore dhe vjetore.
📊 Analizimi i rezultateve dhe performancës kundrejt objektivave.
💰 Kontrolli i çmimeve dhe përllogaritja e bonuseve të agjentëve.
🤝 Koordinimi dhe mbështetja e ekipit të shitjes.
🎯 Hartimi i planeve dhe përcaktimi i targeteve mujore e vjetore.
📦 Analizimi i nevojave për produkte dhe koordinimi me departamentin e prodhimit.
🧾 Përgatitja e faturave të shitjes dhe dokumentacionit të eksportit.
🔄 Bashkëpunimi me departamentet e tjera për mbarëvajtjen e shitjeve.
🔎 KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
🎓 Arsim i lartë, preferohet në Ekonomi, Financë ose Administrim Biznesi.
💼 Eksperiencë në shitje, financë ose pozicione të ngjashme.
💻 Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe programe financiare.
✍️ Njohja e Alpha Web dhe SAD Distribution përbën avantazh.
📊 Aftësi analitike, organizative dhe menaxhuese.
🤝 Komunikim i mirë, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
🎯 Aftësi për të punuar me objektiva dhe për të respektuar afatet.
🌟 ÇFARË OFROJMË?
💼 Punësim në një kompani të konsoliduar
📈 Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi.
🤝 Ambient profesional dhe bashkëpunues.
🎯 Përfshirje në procese të rëndësishme të menaxhimit të shitjeve.
🌟 Vlerësim të profesionalizmit dhe rezultateve në punë.
📍 VENDNDODHJA: Durrës
⏰ ORARI I PUNËS:
📅 E hënë – E premte: 08:00 – 16:30.
📅 E shtunë: 08:00 – 12:00.
📩 SI TË APLIKONI?
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në WhatsApp për t'u bërë pjesë e ekipit të Kantina Skënderbeu.